Në klinikat e COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 186 pacientë.
Sipas njoftimit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se 136 prej tyre janë konfirmuar me COVID-19, dhe 117 janë me oksigjenoterapi, ndërkaq dy persona janë në gjendje më të rëndë.
Gjithashtu njoftohet se në QKUK janë 95 pacientë të shtrirë, 54 prej tyre pozitivë me Covid-19 dhe 69 me oksigjeno-terapi.
“Klinika Infektive ka 53 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 39 pacientë dhe Klinika e Pediatrisë 3 pacientë”, thuhet në njoftim.
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 72 pacientë, 65 prej tyre Covid-19 pozitivë, 40 me oksigjeno-terapi.
Në Spitalin e Prizrenit janë 18 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 29 pacientë, në Spitalin e Pejës 14 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 19 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 9 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë 2 pacientë.