Këngëtarja Fjolla Morina është prangosur sot nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, ne lagjen Emshir.
Pas disa muajsh qëndrimi në arrati, pasi muaj më parë u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë.
Lajmi për arrestimin e këngëtares është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, duke theksuar se urdhërarrestin ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, nga autoritetet e Shqipërisë.
“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, sot me 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor “Jugu” në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Shqiptare”, u tha nga Policia e Kosovës.
Mbi këngëtaren Fjolla Morina rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në shtetin e Shqipërisë.
E gjitha kjo vie si pasojë e një arrestimi të saj në vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u zu me dy revole në veturë, shoqëruar nga bashkudhëtarë meshkuj.
Muaj më vonë, Fjolla Morina u arratis nga arresti shtëpiak në banesë në Kukës, deri më sot kur edhe u arrestua.