Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 63 pacientë janë duke u trajtuar në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme.
22 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me koronavirus, 61 me kurse 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas njoftimit të ShSKUK në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 11 pacientë, ku në gjendje të rëndë është një person.
Në QKUK janë 44 pacientë, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë gjithsej 19.