Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e Testit të Arritshmërisë për vitin shkollor 2020/2021 të cilit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë Kosovën.
Këtë vit, rezultati i arritshmërisë në test sipas MAShTI-it është 57. 1 për qind, transmeton Klankosov.tv.
“Testi i mbajtur më 28 maj, është organizuar në tri gjuhë: amtare, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 156 qendra të testimit. Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 460 komisionerë dhe afër 2.200 administrues”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.