Sot pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku në rend të ditës është prezantimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025.
Kjo seancë nisi të hënën dhe vazhdon punimet sot nga ora 11:00.
Kjo pasi opozita dhe pozita u morën vesh të hënën për ndërprerjen e debatit mbi programin e Qeverisë Kurti.
Ndryshe, debati mbi programin e Qeverisë Kurti 2 ka kaluar me përplasje të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës.