Pavarësisht se qarkullonin thashetheme për lidhjen e tyre që muaj më parë, Melisa dhe Andi e bënë publike rreth dy javë më parë dhe në një mënyrë që ta merrnin vesh të gjithë që ata ishin në një marrëdhënie. Në këngën e fundit të Melisës “Leje” ish-konkurrentët e Përputhen u shfaqen duke u puthur. Ndërkohë, sot Melisa tregoi se përse e mbajti të fshehtë lidhjen dhe e zbuluan së fundmi.
“Mjaftueshëm zhurmë kisha dhe e dija që po të dilja në program, do kisha më shumë zhurmë. Meqë jemi bërë personazhe publike, secili sheh interesin e vet dhe po prisja të debutoja pak në muzikë. Ne në fillimet tona ishim, nuk kishim diçka fikse dhe po prisnim të finalizonim diçka mes nesh dhe t’ia tregonim edhe të tjerëve”, tha Melisa në rubrikën “Trotuar” të “E Diell”. Ndërkohë Shqipja u shpreh se Melisa e bëri publike lidhjen te kënga e saj për të marrë sa më shumë klikime.
“Pse nuk e keni shpallur brenda programit që keni qenë bashkë dhe pse e keni mohuar kur produksioni ju ka ulur tek kafja marrëdhënien tuaj apo prisnit të bënit këngën se çdo gjë për klikime.”- Shqipja, ndërsa Melisa preferoi që të mos i përgjigjet.