Tri vetura aksidentohen në Mitrovicë

Të enjten në Mitrovicë tre vetura janë përfshirë në një aksident trafiku.

“Ka ndodhur aksident trafiku ndërmjet tre veturave civile. Lëndime  trupore kanë  pësuar tre meshkuj kosovarë të cilët janë  dërguar për  tretman mjekësor dhe më pas janë  liruar në  shtëpi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga ky aksident tre persona kanë mbetur të lënduar por pasi janë trajtuar nga mjekët, janë liruar për në shtëpi.

“Raportohet për  dëme materiale të  konsiderueshme të shkaktuara në tre veturat. Rasti nën hetime”.