Zidane e ka ndarë mendjen

Zinedine Zidane do të lërë Real Madridin në fund të sezonit.

Ky është lajmi bombë që jep GOAL, që mëson nga burime të sigurta dhe kontakti me lojtarë, se Zizu është lodhur me situatën në Madrid.

Sipas GOAL, në dhomat e zhveshjes së Realit tashmë është ajo ndjenja se Zidane s’do të jetë në stol për sezonin e ardhshëm, ani pse ka kontratë deri më 2022.

As triumfi në La Liga nuk do ta mbajë Zizun te Los Blancos.

Gjërat janë përkeqësuar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe ndryshime ditë më parë paralajmëroi edhe numri një i klubit, Florentio Perz, duke thënë se “Reali ka nevojë për ndryshime”.