Ballkani e humb ndeshjen vendimtare në garë për titull

Ballkani e ka humbur ndeshjen e tij vendimtare në garën për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani të enjten në shtëpi pësoi disfatë nga Arbëria me rezultatin 3:2, ndeshje kjo e xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar.

Deri në fund kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u zhvilluar.

Me këtë humbje Ballkani mbetet në pozitë ne tretë, ndërsa Arbëria ka dalë nga pozita e parafundit në vendin e tetë, vend që siguron ndeshjen e barazhit. Arbëria ka 36 pikë sa ka edhe Trepça ’89.