Pesë persona kanë vdekur dhe 506 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë testuar 3.084 persona.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (62 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (69 vjeç)”.
Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.