Hoxhaj në BIK, ia uron Tërnavës fillimin e muajit të Ramazanit

Kryetari në detyrë i PDK-së Enver Hoxhaj i ka shkuar për viztë kryetarit të  Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava, për ta uruar për fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit, përtej obligimit fetar, ka qenë festë në mesin tonë që gjithmonë na ka bashkuar e afruar me të afërmit tanë dhe ka nxjerrë në pah virtytet më të mira njerëzore”.

“Qoftë ky një muaj i bekuar me shëndet për të sfiduarit nga virusi, solidaritet me nevojtarët, forcë për të pafuqishmit, e vullnet për ata që po ballafaqohen me sfida. Urime edhe agjërim të lehtë”, ka shkurar Hoxhaj në Facebook.