7 rast të vdekjeve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.487 mostra, prej të cilëve rezultuan 684 raste pozitive.

Janë regjistruar edhe 7 raste të vdekjes. 

“Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (81, 44 vjeç), Prishtinë 2 raste (84, 73 vjeç), Gjilan 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (80 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes.