Ylli televiziv amerikan, Kim Kardashian West është bashkuar me klubin elitar të super të pasurve duke arritur statusin e miliarderes.
Pasuria e saj neto arriti 1 miliard dollarë falë bizneseve të saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të ardhurave nga televizioni, marrëveshjeve dhe investimeve, thotë revista e biznesit Forbes.
Ajo tani është një nga 2 mijë e 755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës të Forbes.
Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kryeson paketën me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh.
Amerikanët e tjerë të shtuar në listë gjatë vitit të kaluar përfshijnë themeluesin e aplikacionit për takime Bumble Ëhitney Ëolfe Herd (1.3 miliard dollarë), regjisorin Tyler Perry (1 miliard dollarë) dhe Miriam Adelson (38.2 miliardë dollarë), e veja e manjatit të kazinosë Sheldon Adelson, raporton BBC.
Kanye West është tashmë në listë (1.8 miliard dollarë) por gjysmë motra e Kim, Kylie Jenner, u hoq majin e kaluar nga Forbes. Revista pretendoi se familja e saj kishte fryrë vlerën e biznesit të saj të kozmetikës.