Sot, Parlamenti Evropian pritet të miratojë raportin e raportueses për Kosovë, Viola von Cramon, pasi një gjë të tillë e kishte bërë më herët Komisioni i Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme.
Kështu bëri të ditur dje von Cramon, përmes një postimi në Twitter.
Ajo po ashtu njoftoi se para miratimit nga ora 11:00 do të zhvillohet një debat për raportin e saj.