Konjufca pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Kuvendit

Vjosa Osmani i ka dorëzuar Glauk Konjufcës detyrën e kryetarit të Kuvendit.

Konjufca e ka falenderuar Osmanin, ndërkaq është shprehur i lumtur që po e merr këtë detyrë nga ajo.

Ai i tha Osmanit se është bërë shembull në politikë, duke përmendur se ajo do ta marrë postin e presidentes. 

“E falënderoj zonjën Vjosa Osmani. E ka kryer me përgjegjësi të lartë detyrën e ushtrueses së detyrës së presidentes. Zonja Osmani keni dhënë shembull të shkëlqyeshëm në politikë. Mua më vjen mirë që pas zgjedhjes së Kryesisë së Kuvendit është hapur rruga e zgjedhjes së institucioneve të reja, edhe me juve si presidente, ku ju uroj suksese”, tha Konjufca.

Konjufca u zgjodh kryeparlamentar me 69 vota për. 33 votuan kundër dhe asnjë abstenim.