Hapet kampanja për mbledhjen e mjeteve për ndërtimin e fabrikës për persona me nevoja të veçanta

Në ditën botërore të personave me sindromën Down, Fondacioni Golden Eagle në konferencën e organizuar për media, zyrtarizoi fillimin e punës për realizimin e ndërtimit të fabrikës për prodhim të ambalazhit nga letra.
Fabrikë në të cilën do të punësohen persona me aftësi të kufizuar.

Shaqir Palushi, perfaqësues i Fodnacionit Golden Eagle, tha që financimi i fabrikës do bëhet nga Frutex, kompani e cila ndanë nga 5 cent prej shitjes së çdo kanaçeje të pijes energjike Golden Eagle.
Vlera e pergjithshme e projektit, parashikohet të jetë rreth 1 milion Euro, kurse puna synohet të kryhet brenda këtij viti. Ai shtoi që fabrika do të ndërtohet në afërsi të Prishtinës dhe që i plotësoj te gjitha standardet e parapara për personat me aftësi të kufizuar. Numri i të punësuarve do arrijë deri në 50 persona ndërsa perzgjedhja e tyre do të bëhet në bashkëpunim me shoqatat Down Syndrome Kosova dhe HandiKos, ishte ajo që ndau Palushi, themelues i kompanisë Frutex.

Drejtoresha e shoqatës Down Syndrome Kosova, Sebahate Beqiri, në emrin e saj dhe të shoqatës tha që sot ishte 21 marsi më i lumtur për komunitetin e persove me sindromën Down. Ajo gjithashtu u bëri thirrje subjekteve private dhe institucioneve publike për të respektuar ligjin e punësimit për personat me aftësi të kufizuar dhe të marrin mësim nga nisma të tilla si kjo e
sotmja.

Afrim Maliqi, përfaqësues i Handikos, në shenjë mirënjohje për ndërmarrjen në fjalë dhe kontributet e shumta të saj, iu drejtua Shaqir Palushit me fjalën “mik”. Ndërsa për qeverinë, bizneset dhe qytetarët pati porosi, duke i ftuar të gjithë “që të ndjekin shembullin e kompanisë Frutex”.

Të pyetur nga mediat për pritshmëritë dhe qëllimet e tyre, anëtarë e panelit u shprehen shumë optimist përfunskionalizmin e fabrikës, prodhimin e saj, shitjen dhe depërtimin në tregje te huaja dhe këtë të vendit.

I familjarizuar me nevojat e personave me aftësi të kufizuar, Shaqir Palushi, premtoi që nuk do ndaloj së kontribuari e përkrahuri këtë pjesë të shoqërisë.