Është arrestuar një person me dyshimin se ka falsifikuar testet për COVID-19 duke përdorur emrin e një laboratori, në Prishtinë.
I arrestuari është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi kosovar, pronar i një laboratori, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është duke falsifikuar testet për Covid 19 duke përdorur emrin e laboratorit të tij. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton e Policisë.