66 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: dy janë në respiratorë (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno- terapi, ndërsa nga këta 10 janë në gjendje më të rëndë.
Tre pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, 240 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Pesë lindje kanë qenë dje në këtë spital – tri lindje normale dhe dy me prerje cezariane. Kanë lindur pesë foshnje – katër të gjinisë mashkullore dhe një e gjinisë femërore.
256 pacientë kanë kryer analiza që në total kanë bërë 3,610 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.