Haradinaj-Stublla: Po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme e kryetarin të izoluar

Meliza Haradinaj-Stublla është dorëhequr nga posti i ministers në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe nga të gjitha funksionet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Dorëheqja erdhi pas skandalimit me votat në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mes tjerash ajo ka folur edhe për tashmë ish-bashkëpartiakët për të cilët thotë se e “AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”.

“Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, shkruan ajo mes tjerash në postimin në facebook ku e bëri të ditur lajmin për largimin nga pozita e kryediplomates dhe partia.