Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një konference për media ka thënë se po angazhohen për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Stop.
Kështu është shprehur Zemaj në mbledhjen me Komitetin për Koordinim dhe Vlerësimin të pandemisë COVID-19.
“Angazhimi ynë është maksimal për sigurimin e vaksinës antiCOVID dhe vaksinimi i popullatës. Puna jonë është transparente dhe e pandalshme”, tha Zemaj.
Ministri Zemaj ka thënë po ashtu se gjatë 2 javëve janë infektuar 4.122 persona me koronavirus, gjersa ka shtuar se ka një ulje të vdekjeve prej 1.16 për qind.