Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se sot do të mbajnë një takim me Komitetin për Koordinimin dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.
Siç njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë, takimi do të mbahet në ora 11:00.
Theksojmë se javë më parë, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID. Ku për komunat që janë në zonë të kuqe është larguar ora policore, kurse është zgjatë orari i punës për qendrat tregtare dhe gastronomët.
Me vendimin e ri, të gjitha bizneset, sektori i gastronomisë dhe operatorët ekonomikë lejohen të punojnë deri në ora 22:00.
Ndërkaq, krahas lirimit të masave, në Kosovë është rritur edhe numri i personave të infektuar me coronavirus, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 398 raste të reja, kurse numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 572.