Lidhja Demokrate e Kosovës (LDK) në zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u numëruar ende votat e ardhura me postë, ka marrë 13% të votave, prej të cilave ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.
Emrat e 12 deputetëve të LDK-së që kanë siguruar vende në Kuvendin e Kosovës, pa votat e diasporës janë: Avdullah Hoti, Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Armend Zemaj, Marigona Geci, Agim Veliu, Anton Quni, Vlora Dumoshi, Ekrem Hyseni, Arben Gashi e Besian Mustafa.
Ndërsa dy femrat e tjera që do të futën në Kuvend nga LDK-ja ende nuk dihet.
Ndërkohë Visar Hoti, Driton Selmanaj dhe Shkumbin Gashi janë garë për të hyrë po ashtu në Kuvend, e për ta përmbyllur numrin prej 15 deputetëve.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u proceduar me futjen e të dhënave nga formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe kandidatëve, të cilat janë plotësuar në vendvotime nga anëtarët e këshillave të vendvotimit në ditën e zgjedhjeve pas numërimit të fletëvotimeve.
Ndryshe LDK-ja mori 103.507 vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, apo 13,08% duke u renditur si subjekti i tretë.