Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, i përfaqësuar nga Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe u.d Drejtori Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit Sami Mazreku nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.
Marrëveshja parasheh bashkëpunimin profesional në fushën e sigurimeve, në organizimin e trajnimeve profesionale për sigurimet, organizimin e tryezave të rrumbullakëta debatuese shkencore, shkëmbimin e literaturës në fushën e sigurimeve, praktika profesionale dhe ligjërata për studentë.
Rektori Nimani e falënderoi Mazreku për harmonizimin dhe arritjen e marrëveshjes, të cilët u pajtuan për zbatim të plotë.