Hoti: Ndarja e 20 milionë eurove për fermerë kryhet në fund të javës

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka thënë se “faktet janë fakte” duke iu referuar disbursimit të 20 milionë eurove të parapara për 19,000 fermerë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky proces do të përfundojë deri në fund të javës.

“Faktet, fakte! Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht. Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje. Për punë ja ku jemi!”, ka shkruar ai.