Instituti PIPOS ka publikuar sonte të dhënat e sondazhit të fundit që ka realizuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Stop.
Krahas kësaj, drejtori i këtij instituti Fisnik Halimi, në Klan Kosova ka prezantuar edhe renditjen sipas ulëseve që besohet se do ta kenë partitë politike në këtë legjislaturë.
Sipas këtij sondazhi, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 45 deputetë, PDK 25, LDK 21, AAK nëntë deputetë dhe komunitetet do të jenë të prezantuara me 20 deputetë në parlament.