Shërbim Korrektues i Kosovës ka prezantuar ridizajnimin e uniformave për staf të uniformuar dhe uniformave solemne të SHKK-së.
Uniformat u ridizajnuan nga kreatorja e mirënjohur kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova dhe u prezantuan para të pranishmëve.
Bazuar në analizat dhe praktikat e vendeve më të zhvilluara, dhe në konsulta me ekspertët më të mirë të fushës, u arrit në përfundimin që uniformat e reja do të jenë të veçanta, të modernizuara dhe bashkëkohore.