Albin Kurti, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Vjosa Osmanin për të garuar në një listë të përbashkët ka thënë se sot kur na ndajnë saktësisht një muaj nga zgjedhjet e reja jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë që të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë.
“Vjosa Osmani dhe unë me subjektet tona politike do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim. Kemi bërë marrëveshjen të cilën e nënshkruam këtu para jush, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndetësi për të gjithë qytetarët. Në fushatë do të jemi dhe do të angazhohemi bashkë. Të shtunën e dorëzojmë listën e përbashkët me kandidatë për deputetë”, ka thënë ai.
Kurit, këto zgjedhje i ka quajtura referendum duke thënë se përpara kanë një fitore të madhe.