53 mijë e 264 persona në Kosovë janë infektuar me COVID-19 prej 13 mars 2020-të kur edhe u paraqitën dy rastet e para.
Shkak i infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 1 mijë e 368 persona.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), raportohet për 6 mijë e 896 raste aktive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.648 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive.Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (86 vjeç), Prishtinë 1 rast (44 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (70 vjeç), Vushtrri 1 rast (76 vjeç).Numri total i rasteve pozitive është 53.264 raste nga 193.944 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.368 raste të vdekjes.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45.000 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.