Hoxhaj: E kam ditur se do të jem kandidat për kryeministër kur u zgjodha ushtrues detyre i kryetarit

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se e ka ditur që do të jetë kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në radhët e këtij subjekti politik.

Hoxhaj u shpreh se PDK-ja ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera.

“PDK ka gjithmonë shumë kandidatë për president, kryeministër dhe poste tjera. Gjatë zgjedhjeve të kaluara është ditur paraprakisht. Këto zgjedhje e kam ditur se do të jem kandidat për kryeministër kur u zgjodha ushtrues detyre i kryetarit”, theksoi ai.

Ai shtoi se kanë arritur të bëjmë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit.

 “Kemi arritur të bëjmë ndryshimin duke pasur pozitën e kryeministrit”, tha ai në T7.