Hoti vlerëson punën e HANDIKOS-it dhe premton mbështetje institucionale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, ku me drejtorin, Afrim Maliqi ka biseduar për kushtet e punës dhe mbështetjen që institucionet qendrore dhe ato lokale i ofrojnë kësaj shoqate por edhe në përgjithësi qytetarëve me aftësi të kufizuara.

‘’Do t’ju qëndrojmë mbrapa me të gjitha kapacitetet që kemi, do të mundohemi që kjo çështje dhe mbështetja që japim për HANDIKOS-in, të bëhet pjesë e organizimit të rregullt së institucioneve, por edhe integrimit më të mirë të shërbimeve vullnetare që mund të japin qytetarët e ndryshëm, për nevojat që ka ky grup i shoqërisë’’ theksoi Kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në HANDIKOS, Kryeministri Hoti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica