Deputeti nga radhët e Nismës, Endrit Shala, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të garojnë të vetëm.
“Për këto zgjedhje është duke u diskutuar të kandidojmë të vetëm si subjket politik. Pas caktimit të datës së zgjedhjeve do të vendosim për mundësin e një koalicioni”.
Shala pas takimit të zhvilluar me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes, ka thënë se Nisma nuk do të shkrihet asnjëherë në ndonjë subjekt tjetër politik.
“Do të vazhdojmë të bëjmë koalicione me parti të tjera, nuk kemi vija të kuqe me askënd”, ka thënë Shala.