Tahiri: Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës, e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi shprehet se në këtë mënyrë qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet.

Tahiri shprehet se Kushtetuesja i dha epilog jo vetëm çështjes juridike por situatës reale në të cilën gjendej Kosova.

”Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet. Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”.