Nga 1,908 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri, 422 qytetarë kanë rezultuar pozitiv për COVID-19.
Dhjetë pacientë kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.
Ndërkaq, janë shëruar 631 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 28,752, njofton Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.