Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli ishte një nga të ftuarat në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.
Në një përballje me Dea Mishel Hoxhën, Blerta na zbuloi shumë të pathëna në lojën “Këmbët në …”, ku duhet të fusnin këmbët në gjëra të shpifura nëse refuzonin të jepnin përgjigje.
Një ndër pyetjet pikante ishte nëse Veseli kishte bërë gjoksin operacion plastik apo jo dhe përgjigjia e “Miss Universe Kosova 2020” ishte shumë e sinqertë. Ajo u shpreh se “PO” e ka bërë operacion plastik dhe në këtë mënyrë ajo vërtetoi për here të pare lajmet që qarkullonin “lart e poshtë” për këtë gjë.