Ndryshon rangimi i komunave, 11 mbesin në zonën e kuqe

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar për listën e re të komunave që janë të ndara sipas rrezikshmërisë.

Ai tha se ka një përmirësim në këtë drejtim dhe rangimi i komunave cilësohet më i qetë, njofton Klan Kosova.

Në zonën e kuqe janë 11: Prishtina, Zveçani, Zubin Potoku, Fushë Kosova, Obiliqi, Mitrovica e Jugut dhe e Veriut Leposaviqi, Lipjani, Drenasi dhe Podujeva.

Në zonën e verdhë janë 11 komuna: Kamenica, Kllokoti, Gjakova, Vitia, Gjilani, Peja, Vushtrria, Ferizaj, Shtërpca dhe Ranillugu.

Komunat që janë në zonën e gjelbër janë 16: Graçanica, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Shtimja, Suhareka, Prizreni, Drasgashi, Mamusha, Malisheva, Parteshi, Deçani, Novebërda Kaçaniku dhe Juniku.