145 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas njoftimit nga ky Spital, tre pacientë janë në respirator, 104 në oksigjeno terapi dhe 21 në gjendje të rëndë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shtunën ka regjistruar 38 raste të reja pozitive me Covid-19 në Pejë.
Njoftimi i plotë:
145 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator (CPAP), 104 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 21 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
#mbajemasken
#lajeduartshpesh
#mbajedistancen