604 pacientë me koronavirus të shtrirë në spitale

Disa pacientë të cilët janë të infektuar me COVID-19 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka publikuar raportin e datës 12 dhjetor për rastet e spitalizuara dhe atyre me COVID-19.

Në të dhënat që ka shfaqur ai shihet se 14 pacientë janë në respiratorë, ndërsa 28 janë më CPAP.

Po ashtu 595 pacientë janë më O2, ndërsa 604 janë të shtrirë në klinika dhe spitale.

Së fundi janë konfirmuar edhe 524 raste me koronavirus ndërsa 566 të tjerë u shëruan.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, 12 pacientë kanë vdekur ndërsa totali i rasteve aktive është 11.868.

Image may contain: text that says 'Republika Kosoves Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria -Vlada-Government Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar Kosoves-( SHSKUK) Univerzitetska Bolnička Klinička Služba Kosova-(UBKSK) Hospital and University Clinical Service of Kosovo-(HUCSK) Kosovo- Qendra Klinike Universitare Kosoves-Universitetski Klinikcki Centar Kosova- University Clinical Center of Kosovo Raporti dates: 12 Dhjetor 2020 SHERBIMI SPITALOR DHE KLINIK UNIVERSITAR KOSOVES Totali rasteve te spitalizuara dhe atyre me Covid-19 855 14 28 595 604 Paciente ne trajtim Ne respiratore CPAP 02 Te konfirmuar me Covid19- shtrire ne klinika dhe spitale'