Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për postin e Presidentit, ku tha se më së largti zgjedhja e presidentit apo vendimi për zgjedhjet e reja do të merret në janar të vitit 2021.
Lideri i LDK-së në “Pressing” tha se duhet të respektohen afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.
“Unë jam i bindur që nuk do të shtyhet deri më shumë se në janarin e vitit të ardhshëm, sepse janë disa afate kushtetuese që duhet t’i respektojmë. Nese i shtyjmë më shumë se që duhet, unë frikësohem se do të vijmë në një situatë që nuk do ta kemi fare insitucionin e presidentit”, tha Mustafa.
Mustafa tha se për të dalur nga kriza e tanishme politike, liderët duhet të heqin dorë nga ambiciet e tyre. Ai pret prej opozitës të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga LDK.