Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 659 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë ndërruar jetë 23 persona.
Ndërsa janë shëruar edhe 774 pacientë, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 43 mijë e 646 njerëz, transmeton Klan Kosova.
Numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 atje është 67968 persona, numri i rasteve aktive është 22398 dhe numri i të vdekurve është në 1924 persona, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.