Zemaj: Kërkoj që pacientët të kenë trajtimin e duhur në spitale

Ai këto i tha gjatë një vizite që pati sot në QKUK me Saudin Maliqin, ushtruesin e detyrës së drejtorit të ShSKUK-së.

“Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës”.

“Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve”.

“Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar nga personeli shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) që pacientëve tu ofrojnë trajtimin e duhur.