Ministri Krasniqi pati takim me përfaqësuesit e EFTA-s

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, zhvilloi takim virtual me përfaqësuesit e Asociacionin Evropian të Tregtisë së Lirë -EFTA (European Free Trade Association). 

Vlen të theksohet se ky është takimi i parë i Komitetit të përbashkët Kosovë-EFTA, që është organi më i lartë vendimmarrës. 

Në këtë bashkëbisedim virtual është diskutuar, si temë kryesore, për hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për nisjen e negociatave për arritjen e një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Ministri Krasniqi ka diskutuar për shumë mundësi të bashkëpunimit në mes Kosovës dhe shteteve anëtare në këtij asociacioni, e posaçërisht për çështjet e reformave, që i mundësojnë Kosovës integrim më të shpejtë drejt Bashkimit Evropian. 

Ai i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që ky asociacion i ka bërë Kosovës, si dhe për marrëdhëniet e mira që janë krijuar në fushën e bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me vendet anëtare të këtij asociacioni.

Po ashtu, ministri Krasniqi shprehu gatishmërinë e institucioneve të Kosovës, respektivisht të ministrisë që e drejton, se janë të përkushtuar thellësisht që Kosova t’i realizojë reformat evropiane.

pati takim me përfaqësuesit e EFTA-s