Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se sot janë shënuar 711 raste të reja me COVID-19, si dhe janë shëruar 412 pacientë. Ndërsa kanë vdekur nëntë persona.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
374 raste në Tiranë, 61 raste në Korçë, 44 raste në Lezhë, 41 raste në Elbasan,
21 raste në Shkodër, 19 raste në Gjirokastër, 18 raste në Berat,
11 raste në Librazhd, Mirditë, Malësi e Madhe, 10 raste në Kavajë, Pogradec,
9 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës dhe Fier,
7 raste në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Sarandë, 6 raste në Skrapar,
5 raste në Devoll, Lushnje, 3 raste në Vlorë, 2 raste në Kurbin, Tepelenë,
1 rast në Has, Mat, Bulqizë, Kolonjë.
Në Shqipëri deri tani janë shfaqur 29,837 raste pozitive me koronavirus, të shëruar janë 14,216 persona, raste aktive janë 14,975 si dhe kanë ndërruar jetë 646 pacientë