Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka thënë se është në diskutime për ta vazhduar kotratën me klubin e Premier Leagues së Anglisë, raporton Reuters.
Reprezentuesi i Belgjikës ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023, por mendon të qëndrojë edhe më gjatë te klubi anglez.
“Jam i lumtur në Manchester, jam te një klub i mirë me pronarë të mirë”, ka thënë De Bruyne për “VTM Nieuws”. “Jemi në bisedime, por jo të avancuara. Për momentin jam duke biseduar vet me krerët e klubit. Do të doja të qëndroja më gjatë në klub, kështu që është e lehtë. Nëse nuk dua të qëndrojë, atëherë do të marrë një ndërmjetës”.
De Bruyne ka fituar dy herë Premier Leaguen e Cityn dhe vitin e kaluar u zgjodh lojtari më i mirë nga Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në Angli ndërsa ka shënuar 13 gola dhe i ka ofruar 20 asistime në ligë.