Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka zhvilluar sot takim me ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani.
Hoti ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ishin zhvillimet e fundit politike në vend, ku pranoi se janë dakorduar të konsultohen vazhdimisht për menaxhimin e kësaj situate.
”Diskutuam edhe për fondin për rimëkëmbje ekonomike”.
”Disktuam për zhvillimet e fundit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate. Natyrisht që edhe unë jam i interesuar, që pavarësisht zhvillimeve politike në rezultatet që kalon vendi që forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen”.