Takohen Thaçi, Veseli e Haradinaj

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim sot në orët e mëngjesit me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas burimeve të Telegrafit, takimi është zhvilluar në njërin nga restorantet e kryeqytetit dhe ka zgjatur më shumë se një orë.

Sipas të njëjtave burime thuhet se temë diskutimi në takimin Thaçi-Veseli dhe Haradinaj ka qenë çështja e Gjykatës Speciale si dhe zhvillimet në vend.

Kujtojmë se kanë mbetur vetëm edhe dy ditë ku Gjykata Speciale do të vendos rreth propozim aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit.