Filmi “ Mrekullia në qelinë nr.7” përloti të gjithë botën gjatë pikut të pandemisë së COVID-19.
Mrekullia në qelinë nr.7” nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë, për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i të gjithë historisë.
Shprehja më e përdorur në film është “Lingo Lingo” dhe shumë prej fansave nuk e dinë kuptimin.
Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”.
Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtaret e belly dance.
‘Shisheler’ nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la-la-la”.