Seriali “Kafeneja jonë” e kishte parashikuar taksën për Prishtinën

“Kafeneja jonë” kohë më parë e kishte ‘parashikuar’ taksën për qytetarët që vijnë nga komunat tjera në Prishtinë.

Së fundi është komentuar shumë në publik çështja e propozimit për vendosjen e taksës prej 10 eurosh, për qytetarët që hyjnë me vetura në qendër të Prishtinës, shkruan lajmi.net.

Të shumta kanë qenë reagimet e fytyrave publike, që e konsiderojnë të papranueshme vendosjen e një takse të tillë.

Në një video që e shpërndau aktori Fatmir Spahiu, tregon se “Kafeneja jonë” qysh moti e kishte parashikuar taksën prej 10 euro.

“Unë propozoj që secili njeri që hyn në Prishtinë, të paguajë taksë komunale 10 euro”, thotë ndër të tjera “Oki” në atë video.

Lidhur me debatin që u bë lidhur me propozimin e vendosjes së taksës, ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili thotë se është keqinterpretuar propozimi.