Vdesin dy persona nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar për dy viktima nga koronavirusi.

“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë konfirmuar 104 raste me COVID-19.