Vdesin 3 persona nga COVID-19 për 24 orë në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 3 raste të vdekjes nga koronavirusi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK)”, njofton IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes.