46 diplomatë të Kosovës do të kthehen në shtëpi, përfundojnë misionin e shërbimit diplomatik.
Vlora Çitaku do të merre rrugën për në Kosovë posa që në vend të saj të emërohet ambasadori i ri në Uashington.
E misionin e diplomatit sipas një liste që ka siguruar televizioni do të përfundojnë edhe 45 gra e burra tjerë.
Fatmire Musliu, Lirim Grajçevci, Shota Bukoshi, Faton Kallaba, Ylber Hysa, Mimoza Ahmetaj e të tjerët pritet të kthehen në shtëpi.
Gjithë këtyre iu ka skaduar mandati i shërbimit si diplomat në shtetet ku e kanë përfaqësuar Kosovën.
Televizioni ka kërkuar sqarime për këtë çështje nga Ministria e Punëve të Jashtme, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.
Ndërkohë që kjo ministri ka hapur konkurs për nëpunës konsullor, e në mesin e atyre që kanë aplikuar figurojnë emra të afërt me politikën.
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina është në listë të pritjes për tu emëruar ambasadore në Japoni.
Televizioni e ka kontaktuar Pantinën por kjo e fundit nuk ka pranuar të flasë.
Ndërkohë T7 ka provuar të kontaktojë edhe me ish deputeten e PSD-së, Aida Dërgutin e bashkëshorten e ish kryeministrit, Anita Haradinaj.
Por që të dyja kanë qenë të pa qasshme.
Këtë konkurs po e kritikojnë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tyre MPJ nuk ka pasur miratimin e Administratës Publike.
Tutje Ahmeti e komenton edhe emërimin e personazheve politike në postë diplomatike.
Kurse njohësi i politikës së jashtme në Demokraci plus, Emir Abrashi ka kritika për kuotat e përfaqësimit.
Kthimin e disa diplomatëve në Kosovë e kishte kërkuar edhe ish Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.